“Selfiet” po rrisin kërkesat për kirurgji plastike, çka u zbulua nga studimi i fundit

Mjekësi alternative

“Selfiet” po rrisin kërkesat për kirurgji plastike, çka u zbulua nga studimi i fundit

Më: 12 prill 2022 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Me ardhjen e telefonave inteligjentë erdhi rritja e ‘selfieve’, të shpërndara çdo ditë nga miliona persona që kërkojnë “like” në mediat sociale.

Por një studim i vogël i ri sugjeron se, ndryshe nga fotot e bëra me kamera të rregullta, ‘selfiet’ e smartfonëve shtrembërojnë tiparet e fytyrës në një mënyrë jo shumë të këndshme. Dhe ato rezultate jo tërheqëse, mund të ushqejnë dëshirën për kirurgji plastike.

“Mediet sociale kanë çuar në një rritje të kërkesave për kirurgji plastike nga pacientët për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit për pamjen e tyre”, shpjegoi autorja e studimit Dr. Bardia Amirlak.

Është një trend që ka nisur që nga viti 2014, shtoi Amirlak, një profesor i kirurgjisë plastike në Qendrën Mjekësore Jugperëndimore të Universitetit të Teksasit në Dallas.

Ky zbulim u bazua në punën me 23 gra dhe shtatë burra, të cilët të gjithë dolën vullnetarë për t’i bërë fotot e tyre në tre mënyra të ndryshme.

Pjesëmarrësit varionin nga mosha 24 deri në 62 vjeç (në një moshë mesatare 34 vjeç). Shtatë prej tyre kishin kryer më parë një operacion estetik dhe/ose kishin kryer procedura që përfshinin injeksione kozmetike.

Një fotografi jo-‘selfie’ është bërë me një aparat fotografik standard, i vendosur rreth pesë metra larg çdo subjekti. Por dy fotot e tjera ishin ‘selfie’ me smartfonë. Njëra është marrë në një distancë prej 30 centimetrash, për të pasqyruar ‘selfiet’ e marra me bërryl të përkulur, ndërsa tjetra është bërë në gjysmë metra distancë, raporton prive.al.

“Ne zbuluam se gjatësia e hundës në selfie ishte më e gjatë në krahasim me fotografinë e rregullt klinike. Dhe raporti i bazës së hundës me gjerësinë e fytyrës u ul në selfie. Ndërkohë, gjatësia e mjekrës ishte më e shkurtër në ‘selfie’, krahasuar me fotografinë klinike”, tha Amirlak.

Krahasuar me një imazh standard portreti, ’selfiet’ 12 inç bënë që hunda të dukej 6.4 për qind më e gjatë, ndërsa ‘selfiet’ 18 inç prodhonin hundë që dukeshin të ishin 4.3 për qind më të gjata.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat