Zbardhini dhëmbët në kushte shtëpie, truket pak minuta para gjumit

Mjekësi alternative

Zbardhini dhëmbët në kushte shtëpie, truket pak minuta para gjumit

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 21:31
Ilustrim

Shumë ëndërrojnë për dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur, por pak njerëz guxojnë të provojnë zbardhjen kimike.

Ne kemi gjetur disa procedura që mund të kryhen lehtësisht në shtëpi, të cilat nuk do të dëmtojnë smaltin tuaj. Sigurisht, këto truke nuk janë zëvendësim për vizitat e rregullta në dentist, por nëse i ndiqni këto këshilla rregullisht do të shihni që dhëmbët tuaj do të jenë më të bardhe dhe mishrat e tyre do të bëhen më të shëndetshme.

Aloe vera

Për të pasur një buzëqeshje Hollywood-iane, përdorni xhelin e freskët të aloe veras ose blini një të tillë në një farmaci. Lyeni me të dhëmbët, fërkojini me furçë dhe më pas shpërlani gojën. Këtë mund të bëni çdo herë pas larjes së dhëmbëve dhe pas dy javësh do të keni një buzëqeshje të ndritshme dhe shumë të bardhë.

Kripë dhe limon

Merrni 3 gjysma limoni dhe një lugë kripë të imët, përziejini së bashku dhe dhe pijeni totalisht pasi keni larë dhëmbët. Përdoreni këtë metodë 2 ose 3 herë në javë.

Kujdes: mos e përdorni këtë lëng nëse keni inflamacion në gojë.

Lëkura e bananes

Lëkura e bananes përmban substanca që shpërndajnë pllakën e dhëmbëve dhe ndihmojnë në ruajtjen e ngjyrës së përsosur të tyre. Fshijeni brendësinë e lëkurës në dhëmbët tuaj nga të dy anët, dhe prisni 5-7 minuta. Pastaj shpëlani gojën dhe lani dhëmbët. Përsëriteni sa herë që ju pëlqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat