Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Mobile

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Mbajtja e të gjitha fotove, informacioneve personale etj, në telefon është bërë një normalitet për secilin prej nesh.

Një studim që përfshiu rreth 2 mijë të rritur që përdorin telefon tregon se vetëm 3 në 10 persona i kanë ruajtur të dhënat e tyre dhe fotot edhe diku tjetër pos në telefonin e tyre.

27% pranuan se ata kurrë nuk i kanë ruajtur fotografitë edhe diku tjetër pos në telefon, transmeton lajmi.net.

Si rezultat, 44% e tyre mendojnë se telefoni është shumë i rëndësishëm trashëgiminë e tyre, pasi që kanë të gjitha fotot familjare në telefon.

Edhe pse telefoni është shumë i rëndësishëm për një numër të madh të personave, shumë prej tyre i lënë ata të pambrojtur.

Ne i trajtojmë ata sikur ta dinim se nuk do t’i humbim ose dëmtojmë kurrë.

Por është e rëndësishme ne ti ruajmë këto informacione, sidomos nëse i mendojmë të rëndësishëm edhe diku tjetër.

Një në katër persona humb telefonin – qoftë vjedhje ose thjesht e harrojnë diku.

Një në tre persona e dëmton telefonin përtej mundësisë për ta riparuar.

Kjo do të thotë se ne duhet të jemi më të kujdesshëm rreth telefonave, sepse nuk e dimë se si mund ta humbim qasjen në të, prandaj duhet të sigurohemi që të mos humbim ato që janë të rëndësishme për ne. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat