Samsung Galaxy S23 Ultra do të përdorë një lexues më të shpejtë të gjurmës të gishtit

Mobile

Samsung Galaxy S23 Ultra do të përdorë një lexues më të shpejtë të gjurmës të gishtit

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 09:27
Samsung Galaxy S23 Ultra

Samsung së fundmi prezantoi telefonat e palosshëm Galaxy Z Fold 4 dhe Galaxy Z Flip 4, dhe telefonat e mençur të radhës me performancë të lartë që do të prezantohen nga konglomerati korean do të jenë pajisjet e Galaxy S23, të cilat priten që të dalin në treg gjatë janarit ose shkurtit të vitit të ardhshëm.

Seria e Galaxy S23 do të përfshijë një model Ultra, i cili sipas disa thashethemeve, do të ketë sensorin e skanimit të gjurmëve të gishtërinjve 3D Sonic Max të Qualcomm.

Megjithatë ky nuk është një sensor i ri. Ky sensor veçse është parë tek iQOO 9 Pro dhe vivo X80 Pro, që do të thotë se Samsung Galaxy S23 Ultra do të ketë një lexues më të shpejtë të leximit të gishtit duke pasur edhe një hapësirë më të madhe të skanimit.

GSM Arena shkruan se ata i kanë përdorur të dy telefonat e lart dy telefonat e lartë përmendur, dhe se janë ndarë mjaft të kënaqur me saktësinë dhe shpejtësinë e skanerit të gjurmëve të gishtit.

Por është ende e paqartë se nëse Samsung do ta përdorë këtë skaner të ri për gjurmët e gishtit në të gjithë gamën e Galaxy S23, ose nëse do të jetë vetëm Galaxy S23 Ultra që do ta ketë këtë përmirësim.

Megjithatë kjo pritet që të zbulohet në muajt në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat