Nga Canalys thonë se dërgesat e telefonave të mençur në tregun botëror në tremujorin e tretë patën rënie për 9 për qind

Mobile

Nga Canalys thonë se dërgesat e telefonave të mençur në tregun botëror në tremujorin e tretë patën rënie për 9 për qind

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Dërgesat e telefonave të mençur për periudhën e muajve korrik-gusht-shtator kapën shifrën e 297.8 milionë njësive të dërguara, kjo sipas raportit më të fundit të Canalys Smartphone Analysis.

Këto shifra tregojnë se ka rënie prej 9 për qind në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2021, ku ishin kryer 325.9 milionë dërgesa, dhe është tremujori i tretë me radhë që shënon rënie të dërgesave të telefonave të mençur.

Tremujori i tretë i dërgesave të telefonave të mençur në Evropë dhe Azi-Paqësor tejkaloi rajonet e tjera me kërkesën e përmirësuar që u pa në Indi, Indonezi dhe Filipine, shkruan GSM Arena.

Pavarësisht trendit të tregjeve, segmenti i telefonave premium pa një kërkesë të madhe për telefonat kryesorë të Apple dhe Samsung, ndërsa kërkesa për telefonat e klasës së mesme dhe klasës fillestar përsëri ishte e dobët.

Samsung e mbajti pozitën e udhëheqësit me 64.1 milionë dërgesa dhe me 22 për qind të pjesës së tregut me me promovime të mëdha tregtare për serinë e saj Galaxy S dhe prezantimin e linjës së re të telefonave të mençur të palosshëm. Apple doli në vendin e dytë me 53 milionë dërgesa dhe një pjesë prej 18% të tregut global.

Cupertino pa një kërkesë të madhe për serinë e re të iPhone 14 dhe është e vetmja kompani në listën e top-pesëshes që përjeton rritje pozitive vjetore. Xiaomi pa 40.5 milionë dërgesa dhe një pjesë tregu prej 14%, e ndjekur nga Oppo (28.5 milionë) dhe vivo (27.4 milionë).

Duke parë drejt në tremujorin e katërt, analistët e Canalys parashikojnë objektiva më të ulëta të porosive OEM dhe qarkullim të ngadaltë të inventarit. Perspektiva është e zymtë dhe shitësit me strategjitë më të mira për të përballuar rënien aktuale ekonomike do të jenë ata që janë të pozicionuar mirë për një periudhë afatgjatë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat