Samsung pret që Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5 të shiten për 50% më shumë se modelet paraprake të kësaj linje

Mobile

Samsung pret që Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5 të shiten për 50% më shumë se modelet paraprake të kësaj linje

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 11:03
Samsung Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5

Së fundmi, TM Roh, kreu i divizionit të telefonave të Samsung, zbuloi se vitin e kaluar kompania kishte shitur pak më pak se 10 milionë telefona të palosshëm, ndërsa për vitin 2023, gjiganti korean pret që shes për mbi 50 për qind më shumë se shifra paraprake.

Kjo do të thotë se ata synojnë që të bëjnë shitjen e rreth 15 milionë pajisjeve, e cila do ta mbante Samsung-un si lojtarin dominues në tregun e telefonave të palosshëm.

Disa analistë kanë parashikuar se këtë vit do bëhet dërgesa e 18 milionë telefonave të palosshëm, ndërsa disa të tjerë thonë se kjo shifër do jetë mbi 20 milionë, kjo i bie që tre të katërtat e telefonave të palosshëm të shitur këtë vit do të jenë pajisje të serisë Galaxy, raporton GSM Arena.

Përderisa modelet e vitit 2022 kishin një ndarje mjaft të barabartë në shitje, TM Roh pret që Galaxy Z Flip5 i këtij viti do të ketë një avantazh më të madh ndaj Galaxy Z Fold5, dhe se kjo më së shumti do të vërehet në Kore.

Në një tjetër prononcim, Roh kishte deklaruar se pritja e tij është se 1 nga 3 telefonat kryesor të linjës Galaxy të shitura në Korenë e Jugut do të jetë një Z i palosshëm, ndërsa në tregun global “telefonat e palosshëm do të kalojnë 20 përqindëshin e të gjitha modeleve kryesore Galaxy”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat