Ermal Meta shkëlqen në Sanremo, kantautori me origjinë shqiptare, i pari në dy klasifikime të ndryshme

Muzikë

Ermal Meta shkëlqen në Sanremo, kantautori me origjinë shqiptare, i pari në dy klasifikime të ndryshme

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:17
Ermal Meta

Kantautori me origjinë shqiptare, Ermal Meta, qëndron në krye të klasifikimit edhe pas natës së tretë të festivalit të Sanremos në Itali.

Kënga “Un milione di cose da dirti” u rendit e para në dy klasifikime të ndryshme, duke marrë dhe votat e orkestrës së festivalit dhe koristëve të tij.

Kantautori më origjinë shqiptare emigroi 27 vjet më parë në Itali, dhe shpesh herë në postimet e tij në Twitter, Ermal Meta i është referuar Shqipërisë si toka mëmë, por tokë që ishte shumë e varfër dhe e dëshpëruar për t’u kujdesur për të gjithë fëmijët e saj.

Pavarësisht pjesëmarrjes së shumë artistëve Big dhe të njohur, Ermal Meta duket se nuk ka rivalë falë interpretimit të tij të konsideruar si fantastik nga ekspertë të muzikës por edhe nga publiku dhe mbështetësit e tij në rrjetet sociale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat