Nis Prishtina Jazz Festival

Muzikë

Nis Prishtina Jazz Festival

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Sonte u mbajt ceremonia hapëse e Prishtina Jazz Festival në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare.

Publiku pati mundësinë të përjetojë një performancë të veçantë nga Arben Ramadani në piano dhe Javid Ardani në instrumentin tradicional Ney, ku tingujt e pianos u përzien me frymën mistike të Ney-it, duke krijuar një përvojë të thellë dhe të paharrueshme muzikore.

Ky festival sjell një mbrëmje unike që bashkon kultura dhe emocione, duke ofruar një platformë për artistët lokalë dhe të huaj të prezantojnë talentin e tyre.

E themeluar në vitin 2005, Prishtina Jazz Festival është bërë një ngjarje e rëndësishme në skenën ndërkombëtare të xhazit. Festival sjell dashamirësit e xhazit nga e gjithë bota dhe do të zgjasë deri më 15 nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat