Sonte fillon festivali i këngës “Akordet e Kosovës”, zgjat tri mbrëmje, njëra për fëmijë

Muzikë

Sonte fillon festivali i këngës “Akordet e Kosovës”, zgjat tri mbrëmje, njëra për fëmijë

Më: 30 tetor 2026 Në ora: 19:33
Festivali i këngës “Akordet e Kosovës”

Festivali i këngës “Akordet e Kosovës” fillon sonte nga ora 21:00 dhe mbahet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Në këtë manifestim do të ketë pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria dhe mërgata.

Pjesëmarrës të Festivalit të Këngës janë 20 artistë: Algert Sala x Jet me këngën “Gati tu”, Arbër Krasniqi me “Vjeshtë”, Besmir Shishko me “Përjetësisht”, Dea Pasha me “Sërish” dhe Haëolf me “Ti si unë”, Herva Novaku, me këngën “Voilà”, Miranda Lipovica me “Pranvera”, Niki Selmanaj me “E lirë”, Rei Bezhani dhe Martina Serreqi me “2011”, Rinea Vitija me këngën “Histori”, Sajana Kodheli me “E lirë”, Shpend Lleshi, i njohur si General Gramophone, me këngën “Vala”, Troja Bicurri, me “Mali dhe Hana”, Urim Salihu me këngën “I njëjti”, Verona Kastrati, me “Flakë”, Shkëlzen Rexhaj, me emrin artistik Khuba, me këngën “Larg”, Sidorela Kelmendi Gashi me “Vetëm kam mbetur”, Olimpia Smajlaj, me “Amanet”, Fatbardha Nikçi me “Hajde mor' i bukur” dhe Art Lokaj me “Pa ngjyra”.

Risi e këtij edicioni është mbrëmja e tretët për fëmijë. Drejtori artistik i festivalit është Florent Boshnjaku.

Festivali transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat