Filharmonia e Kosovës paralajmëron koncert në Prizren

Muzikë

Filharmonia e Kosovës paralajmëron koncert në Prizren

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 20:29
Kori i Filharmonisë së Kosovës

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert në Prizren, më 25 nëntor 2026, në hapësirën e Autostrada Hangar.

Lajmi është bërë i ditur nga Filharmonia e Kosovës, e cila njofton se koncerti do të zhvillohet nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Programi muzikor do të përfshijë vepra të kompozitorëve Jennifer Lucy Cook, Hajrullah Syla, Eric Whitacre, Anders Edenroth dhe Ko Matsushita.

Në kuadër të koncertit do të interpretohet edhe vepra “Concerto Fantasy” e kompozitorit Rafet Rudi, me violinistin Festim Fanaj në rolin e solistit.

Koncerti do të mbahet më 25 nëntor, duke filluar nga ora 19:30, në Autostrada Hangar në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat