Dritë e ushtimë: Ja si e ndriçoi meteori qiellin mbi Japoni

Ndryshe

Dritë e ushtimë: Ja si e ndriçoi meteori qiellin mbi Japoni

Nga: B.S. Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 10:46
Meteori (Ilustrim)

Një top zjarri, për të cilin astronomët supozojnë se është një bolid (një meteor i ndritshëm), është parë në qiellin e Japonisë natën e kaluar. Fotografitë dhe videot janë shfaqur në rrjetet sociale, duke treguar një objekt që lëshon dritë të fortë duke lëvizur mbi horizont.

"Shpërthimi i fundit i dritës ishte aq i ndritshëm sa një hënë e plotë", tha Takeshi Inou, drejtor i Akashi Planetarium-it.

Ai shtoi se bolidët rrallë janë kaq të mëdhenj.

Përdoruesit e mediave sociale ndanë përshtypjet e tyre pasi panë topin e zjarrit.

"Pati gjëmim", tha një përdorues i Tëitterit dhe një tjetër shkroi: "Qielli është bërë plotësisht i ndritshëm".

Observatori Kombëtar Astronomik Japonez njoftoi se në Japoni vëren disa topa zjarri mesatarisht çdo muaj.

Megjithatë, pamja e topave të zjarrit shoqërohet rrallë nga një tingull që mund të regjistrohet, thekson observatori.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat