Influenceret e Twitter etiketohen “të shpifura” për shitjen e bluzave me mbishkrim të flamurit të ISIS

Ndryshe

Influenceret e Twitter etiketohen “të shpifura” për shitjen e bluzave me mbishkrim të flamurit të ISIS

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:08
Influenceret e Twitter

Shumë u referuan atyre si “të shpifura” për këtë veprim dhe se ato nuk duhet të promovojnë dhunën.

Anna Khachiyan dhe Dasha Nekrasova kanë lansuar linjën e bluzave të dizajnuara të ngjajnë me flamurin e ISIS.

Ajo janë përfolur edhe më parë si shkak i opinioneve jo njerëzore rreth lëvizje Black Lives Matter, dhe asaj për viktimat e sulmeve seksuale Me Too

Image

Të dy femrat, që kanë një numër të lartë të ndjekësve në Twitter dhe Instagram, janë quajtur fanatike dhe ofenduese në disa raste të ndryshme, kur ato kanë promovuar ose mbrojtur dhunën.

Në vend se të ndjehen të turpëruara, ato duket se nuk janë shqetësuar fare nga këto komente.

Këtë javë, pas lansimit të linjës së bluzave me mbishkrimin që i ngjanë flamurit të ISIS, ato postuan fotografi që të promovojnë produktet e tyre.

Image

Ato janë në dispozicion në bluzë të zezë me mëngë të shkurtra dhe një rozë me mëngë të gjata.

Shumë i akuzuan të dyja që po tallen me dhimbjen e personave që kanë vuajtur nga sulmet terroriste të ISIS, e sidomos të atyre personave që vijnë nga vende islamike që kanë humbur të gjithë familjen nga ISIS.

Një irakian komentoi rreth këtyre fotografive duke thënë: “Nëse babai im që ka humbur të gjithë familjen dhe miqtë nga ISIS do e shihte këtë, do të ndjehej zemër thyer dhe do të kujtonte gjithë traumat. Nuk është për të qeshur, nuk është e lezetshme, nuk jeni duke përqeshur asgjë, jeni duke veshur një flamur terroristësh”.

Një tjetër komentoi: “Me mijëra vajza dhe gra janë përdhunuar, masakruar dhe janë marrë skllave nga ISIS, por hej, moda!”.

Linku që lidhte me uebfaqen ku mund t’i blini këto bluza nuk funksionon më, nuk dihet akoma nëse e kanë mbyllur apo janë probleme teknike. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat