Qenushja që merr autobusin çdo ditë për të shkuar në park, madje pajiset edhe me biletë

Ndryshe

Qenushja që merr autobusin çdo ditë për të shkuar në park, madje pajiset edhe me biletë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 22:07
Eclipse

Quhet Eclipse dhe është pasagjerja më kurioze që mund të takoni në linjën e një autobusi drejt Seattle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eclipse është një qenushe, e cila është në gjendje të marrë vetë autobusin, pa pronarin e saj.

Çdo ditë ajo largohet nga shtëpia dhe hipën në një autobus drejt qendrës, duke zbritur në stacionin ku ka një zonë qensh në të cilën kalon nja dy orë.

Ajo luan në park me miqtë e saj me katër këmbë dhe më pas merr autobusin përsëri për në shtëpi sikur të ishte gjëja më normale në botë.

Eclipse është një qenushe e pavarur dhe e admirueshme, e cila shumë shpejt është bërë e njohura  e atyre që marrin të njëjtën linjë me të për të shkuar në punë ose për t’u kthyer nga shkolla.

Gjithçka filloi kur ajo dhe pronari i saj, Jeff Young, një ditë po prisnin së bashku autobusin. Autobusi po vononte shumë për të mbërritur, dhe kur më në fund mbërriti ajo u fut vetë brenda.

Atë ditë Eclipse zbriti vetëm në parkun e qenve, dhe pronari i saj shkoi ta merrte më vonë.

Pas disa udhëtimesh me të, Jeff filloi ta linte të shkonte vetëm në zonën e qenve dhe më pas ta priste në shtëpi kur të mbaronte së luajturi me miqtë e saj.

Që atëherë, qenushja nuk ka ndaluar kurrë së bërë këtë udhëtim, dhe tani ajo gjithashtu ka një biletë në qafën e saj e cila është e vlefshme për të gjitha racat.

Shoferi i autobusit, Robbie Lauren e njeh shumë mirë Eclipse dhe thotë se shumë prej udhëtarëve që hipin rregullisht në autobus kënaqen të jenë me të.

“Policia gjithashtu ka dhënë miratimin e saj – thotë shoferi – pasi ajo nuk ka shfaqur ndonjë problem për askënd".

Ekziston edhe një faqe në Facebook kushtuar aventurave të saj e cila ka mbi 88 mijë ndjekës. Mijëra njerëz nga e gjithë bota kanë rënë në dashuri me Eclipse. Në galeri gjeni disa foto që do t’ju befasojnë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat