Një martesë e rrallë. Rigjehen pas 20 vjetësh

Ndryshe

Një martesë e rrallë. Rigjehen pas 20 vjetësh

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:37
Foto Ilustrim

Për ata që besojnë tek fati, kjo është një histori që shërben për të shtuar besimin se ai është i parashkruar për të gjithë. Për të tjerët, më pak besimtarë, kjo është thjesht një kuriozitet. Nick dhe Aimee Maiden po pregatiteshin për dasmën e tyre në Mousehole, Kent, kur u ndeshën me një foto të vjetër.

Ushtaraku 26 vjecar dhe e fejuara e tij Aimee i zbuluan fotot ku shfaqeshin farer të vegjël duke parë së bashku albumet familjare në shtëpinë e gjyshërve të dhëndërit. Një seri prej gjashtë fotosh familjare në një varkë rëre që ai kishte gërmuar së bashku me motrën dhe dy kushërinj të tij.

Por pas tij, e lumtur, dukej pikërisht ajo, Aimee, duke ndërtuar një kështjellë rëre së bashku me babanë dhe motrën e saj.

Vajza dhe djali injoruan ekzistencën e njëri tjetrit. Por 20 vjet më pas fati i bashkoi në martesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat