E dhimshme: Mjellma ndaloi trenat

Ndryshe

E dhimshme: Mjellma ndaloi trenat

Nga: D.G. Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:06
Mjellma në binarë

Një mjellmë, e cila kishte mbetur pa shokun e jetës, ka ndaluar rreth 20 trena në Gjermaninë qendrore për gati një orë, në vijën që lidh Kasselin dhe Göttingenin, njofton policia gjermane.

Shpeza nuk donte të ndahej nga shinat, ku ishte shtrirë shoqëruesi i saj i vdekur, i cili ndoshta u vra kur u ndesh me kabllo elektrike.

Trafiku hekurudhor vazhdoi pasi që zjarrfikësit arritën ta joshnin dhe të hiqnin mjellmën nga binarët.

Policia publikoi dje detaje të ngjarjes së 23 dhjetorit.

Sipas Shoqatës për Mbrojtjen e Zogjve, mjellmat jetojnë në çifte dhe përpiqen të qëndrojnë së bashku tërë jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat