Hidhet me parashutë nga 4 mijë metra lartësi, iPhone i bie nga xhepi – mrekullisht ende i punonte kur e gjeti në tokë

Ndryshe

Hidhet me parashutë nga 4 mijë metra lartësi, iPhone i bie nga xhepi – mrekullisht ende i punonte kur e gjeti në tokë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:01
Foto Ilustrim

Ky është momenti kur një parashutisti i bie iPhone në tokë, në momentin që u hodh me parashutë nga fluturakja mbi shkretëtirën e Arizonës.

Kody Madro, 31-vjeç, nga Illinois, ishte hedhur nga 4 mijë metra lartësi në janar të vitit të kaluar, kur telefoni i rrëshqiti nga xhepi.

Ky i ri që preferon sportet ekstreme, është filmuar nga miku që e kishte vërejtur se si i fluturon nga xhepi telefoni mobil.

Por është interesant se si në momentin që preku tokën, Madro arriti ta gjen telefonin i cili për çudi ende punonte – pavarësisht se ekrani i ishte dëmtuar pjesërish

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat