Hapi tunelin nëntokësor që e qonte në shtëpinë e dashnores, meksikani pendohet keq kur një ditë bashkëshorti i saj i zuri

Ndryshe

Hapi tunelin nëntokësor që e qonte në shtëpinë e dashnores, meksikani pendohet keq kur një ditë bashkëshorti i saj i zuri

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:25
Foto Ilustrim

Një burrë i martuar nga Meksika është dashur t’i jap shumë shpjegime gruas së tij, kur bashkëshorti i dashnores së tij e zuri para një grope të hapur para shtëpisë, e cila më vonë doli të jetë një tunel që i lidhte shtëpitë e tyre.

Meksika është e njohur për rrjetin e tuneleve të fshehta që i përdorin narko-dilerët për transportimin e drogës, por duket se disa këtë teknikë e përdorin për të ruajtur lidhjet e tyre jashtëmartesore.

Mayson Antonio ishte në lidhje me Pamelan. Për t’u siguruar se askush nuk do ta shihte derisa e vizitonte, filloi të hap një tunel nëntokësor që e hapi në oborrin e shtëpisë dhe që qonte drejtë shtëpisë së dashnores.

Ai shfrytëzoi aftësitë e tij në ndërtimtari për të hapur tunelin e ngushtë, por të qëndrueshëm që kalonte përmes disa rrugëve.

Kur hapi tunelin, mund të takohej lirshëm me dashnoren derisa bashkëshorti i saj Jorge ishte në punë. Megjithatë nuk kishin llogaritur që një ditë ai mund të kthehet më herët në shtëpi.

Një ditë derisa Antonio dhe Pamela po kryenin marrëdhënie seksuale, Jorge i kapi në shtrat dhe mbeti i shokuar. Ai fillimisht u mundua të fshehët nga bashkëshorti i saj i nervozuar, kështu u fut nën shtrat në tunelin e tij të fshehtë të dashurisë.

Për fat të tij, Jorge gjeti hyrjen e tunelit, u fut brenda dhe përfundoi në shtëpinë e Antonio, ku Mayson e luti që të mos flet asgjë për këtë sepse gruaja e tij ishte në dhomën tjetër. E kjo kërkesë e tij vetëm sa e nervozoi më shumë burrin – ku më pas filluan të rrahen.

Kur gruaja e tij e shokuar pa bashkëshortin e saj duke u rrahur me një burrë të panjohur, i telefonoi policisë, kështu Antonio nuk pati zgjedhje tjetër përpos që të pranojë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.

Fotografitë e “tunelit të dashurisë” shpejt u bënë virale në rrjetet sociale në Meksikë, e ky rrëfim ka përfunduar në mediat e gjithë botës. Antonio e kanë krahasuar shumë me narko-bosin El Chapo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat