Punë të çuditshme me paga marramendëse

Ndryshe

Punë të çuditshme me paga marramendëse

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:34
Foto Ilustrim

Je lodhur duke qëndruar para kompjuterit për orë të tëra, duke rendur pas klientëve pa patur asnjë mundësi promocioni dhe për më tepër, duke marrë një pagë qesharake? Mos u shqetëso. E gjithë bota është një treg i madh pune ku mund të bësh para edhe duke derdhur plehrat. Gjeni më poshtë tetë profesione të pazakonta që çuditërisht paguajnë shumë mirë.

1. Menaxher stani ( 90 mijë dollarë): Paga e një menaxheri stani në Australi nis me 90 mijë dollarë dhe në të përfshihet ushqimi dhe fjetja. Barinjtë paguhen nga 60 mijë deri në 70 mijë dollarë në vit

2. Shofer kamioni: Operimi i makinerive të rënda është një punë e vështirë, por shumë e paguar, veçanërisht në miniera. Shoferët e kamionëve të mëdhenj në Australi paguhen 84.000 dollarë deri në 100.000 dollarë në vit.

3. Trajner jete: Nëse të pëlqen të ndihmosh njerëzit dhe nëse mendon se mund t’i frymëzosh ata në jetë, nëpërmjet një programi psikologjik për rritjen e aftësive, mund të fitosh nga 60.000 deri në 200 mijë dollarë.

4. Menaxher filantropist: Nëse ke aftësi të shkëlqyera në marrëdhëniet me njerëzit, sidomos nëse përshtatesh më së miri me njerëzit e pasur, mund të fitosh shumë. Organizata të shumta dhe shkolla private paguajnë shumë mirë dikë që është i aftë të tërheqë donatorë. Një punë e tillë menaxheriale paguhet 100.000 dollarë në vit

5. Somelier: Të pëlqen vera? Pse mos të paguhesh për ta pirë atë? Puna e degustatorit paguhet shumë mirë. Paga mesatare është 50 mijë dollarë, ndërsa ekspertët fitojnë mbi 100 mijë dollarë.

6. Krupier në kazino: Puna në kazino është fitimprurëse. Krupierët e letrave apo ruletave paguhen mesatarisht 40.000 dollarë deri në 65 mijë dollarë. Këtu nuk përfshihen bakshishet që lihen nga lojtarët.

7. Minator diamantesh: Minatorët në minierat e diamanteve mund të mos mbajnë gurët që gjejnë, por ata kanë një pagë marramendëse. Ato variojnë nga 100.000 deri në 180.000 dollarë, por oraret e punës janë skandaloze.

8. Pirat i liçensuar kompjuterik: Me krimet kompjuterike që sa vijnë e rriten, bizneset e mëdha punësojnë ata që njihen si piratë të liçensuar kompjuterikë, të cilët paguhen vetëm për të identifikuar mangësitë në rrjetin kompjuterik të kompanive. Paga më e ulët nis nga 120.000 dollarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat