Macja endacake shpëton foshnjën e braktisur

Ndryshe

Macja endacake shpëton foshnjën e braktisur

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:57
Foto Ilustrim

Një histori e rrallë vjen nga Moska. “Heroina” është një mace endacake që i ka shpëtuar jetën një foshnje të braktisur pranë një koshi mbeturinash duke e mbrojtur nga i ftohti me trupin e saj.

Lajmi është shpërndarë nga media të shumta që shkruajnë se foshnja është një djalë, rreth 2-muajsh dhe i veshur mirë. Ai ishte mbuluar me kartonë pranë koshit, por macja që e kishte gjetur, e kishte ngrohur trupin e saj për orë të tëra. Një prej banorëve të zonës zbuloi fëmijën që po qante pranë maces dhe njoftoi urgjencën.

Edhe pas ardhjes së ambulancës dhe mjekëve, macja nuk donte të largohej nga vogëlushi. Mjekët thanë se jeta e fëmijës së shtruar tashmë në spital nuk ishte në rrezik. Policia është duke kërkuar prindërit e foshnjës, të cilët rrezikojnë dënimin. Ne linkun me poshte mund te shihni edhe pamjet e foshnjes…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat