Të gjithë bënë shaka me të sepse ajo dukej si djalë, tani të gjithë çmenden pas saj!

Ndryshe

Të gjithë bënë shaka me të sepse ajo dukej si djalë, tani të gjithë çmenden pas saj!

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:05
Celine Centino

Celine Centino, 26 vjeçe ka kaluar vite të tëra duke u keqtrajtuar nga moshatarët, por tani ajo ndjehet e lumtur me vetën.

Një modele magjepsëse e Instagramit ka treguar se si ajo ka shpenzuar me mijëra dollarë për operime kozmetike pasi kaloi vite të tëra duke u ngacmuar në shkollë,

Celine Centino, 26 vjeçe nga Zvicra, vendosi që donte të ndryshonte pamjen e saj kur ishte një adoleshente e re.

Image

Ajo shpenzoi një pasuri të vogël të fitoj dukjen që ka sot, dhe tani ajo fiton para duke u dukur si “objekt seksi”.

Celine ka treguar se ishte shumë e palumtur me veten, dhe ndjehej shumë e shëmtuar. Ajo ndjehej e bllokuar në trupin e vet.

Ajo ngacmohej vazhdimisht nga moshatarët e saj se dukej si djalë, dhe se hundën e kishte shumë të madhe. Celine nuk kishte miq dhe nuk donte të shkonte në shkollë, por vendosi të tregohej e fortë për familjen e saj.

Image

Ajo tregoj që ka filler në mollëza, nofull, mjekër, dhe nën sy për të mbuluar të nxirat. Ajo gjithashtu ka ndërmarrë 3 operime për rritje të gjoksit, duke e bërë në masë XXL.

Ajo tha se të gjitha operimet i kushtuan më shumë se 35 mijë dollarë. Por ajo thotë se nuk e bëri këtë për të tjerët, por për veten. Ajo kishte ëndërruar të dukej kështu gjithmonë.

26 vjeçja shpjegoi se ajo nuk shpenzonte kurrë, kurseu çdo cent për të arritur ëndrrën e saj. Vishte rroba të vjetra dhe nuk dilte kurrë, sepse punonte si një stiliste flokësh, që nuk paguhej shumë.
Image

Celine thotë se tani ajo bënë para vetëm duke u dukur bukur. Ajo thotë se sytë e saj janë pjesa e preferuar e vetes, sepse nuk ka intervenuar në ta dhe gjithmonë i ka pëlqyer sytë e vet.

Për herë të parë në jeten e vetë, Celine ndjehet e lumtur me veten.

Bukuroshja thotë se është beqare tash e 7 vite, por thotë se burrat e pëlqejnë atë jo vetëm për pamjen e saj.
Image

Ajo thotë se sigurisht, të gjithë tërhiqen pas pamjes së saj bombë, por kur ata kanë rastin ta njohin atë se çfarë personi është, ata e pëlqejnë më shumë sesa më parë.

Edhe familjarët e Celine thonë se janë të lumtur që vajza e tyre është e lumtur, dhe se ajo ka ndryshuar vetëm nga jashtë, por brenda është po i njëjti person si më parë. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat