E pabesueshme, acari që ka përfshirë Teksas grin akuariumin me peshq në dhomën e gjumit

Ndryshe

E pabesueshme, acari që ka përfshirë Teksas grin akuariumin me peshq në dhomën e gjumit

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 14:44
Pamje nga videoja

Acari që ka përfshirë SHBA ditët e fundit ka shkaktuar mbi 37 viktima dhe probleme të ndryshme në furnizimin me energji elektrike.

Mediat e huaja së fundmi kanë publikuar një video ku shikohet se si është ngrirë akuariumi i një familje. Zonja e shtëpisë është shprehur se për shkak të motit të ftohtë është ngrirë akuariumi me peshq në dhomën e vajzës së saj.

Reni King, 26 vjeçe, këtë javë publikoi një video në TikTok për të treguar se si moti shumë i ftohtë e ka ngrirë edhe akuariumin që ndodhet në dhomë.

“Kështu është të jetosh në Teksas tani për tani”,ka shkruar si përshkrim të videos.

Në video shihet se si nëna e shokuar futet në dhomën e vajzës dhe e sheh ujin e ngrirë. “Shikojeni akuariumin me peshq të vajzës sime. O, ai peshk është i ngordhur”, dëgjohet duke thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat