Ndërtimi i lidhjeve profesionale, pa marrë pjesë në ngjarje të mëdha

Ndryshe

Ndërtimi i lidhjeve profesionale, pa marrë pjesë në ngjarje të mëdha

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 07:15
Ilustrim

Nuk duhet ta mbivlerësoni rëndësinë e ngjarjeve në krijimin për ndërtimin e karrierës tuaj. Hulumtimet tregojnë se shumë kandidatë mësojnë për vendet e punës përmes referimeve nga miqtë si dhe lidhjet profesionale. Sipas një sondazhi, të bërë nga “Jobvite” në vitin 2019, rezultoi që gati gjysma e respodentëve janë informuar për ndonjë punë nga shokët, 37 për qind kanë dëgjuar për pozita të hapura përmes lidhjeve profesionale, ndërsa 35 kanë parë konkurse në rrjete sociale. Kurse, firma e teknologjisë “SilkRoad”, zbuloi se 54 për qind e punësimeve vijnë nga rekomandimet e punonjësve.

Një mënyrë e ndërtimit të lidhjeve janë ngjarjet profesionale, si konferencat, trajnimet e të tjera të tilla. Por, përveç kësaj edhe lidhjet virtuale janë një mundësi e mirë për ta rritur karrierën.

5 mënyra për të ndërtuar lidhje profesionale

Lajmi i mirë është që nuk është e domosdoshme që të merrni pjesë në ngjarje të ndryshme për të ndërtuar lidhje profesionale. Me një zgjuarsi të vogël mund të krijoni edhe ju një sistem mbështetjeje për karrierën edhe nëse nuk “vraponi” panaireve.

Rritni rrjetet sociale

Jo shumë kohë më parë, rrjetëzimi nënkuptonte që të takoni njerëz “face to face”. Ndërsa, tani i kemi rrjetet sociale, të cilat na ndihmojnë që punët për të cilat deri dje jemi “lodhur”, t’i bëjnë ato për ne. Pra, tashmë është e mundur që të lidheni me persona të të njëjtës fushë, derisa jeni të ulur në tavolinë.

Kur është fjala për të krijuar këso lloj lidhjesh LinkedIn është mjeti i artë. Me më shumë se 660 milionë përdorues në 200 shtete, ai është rrjeti social me shtrirjen më të gjerë të rrjeteve profesionale të karrierës. Vetëm mendoni, se më shumë se gjysma e kolegëve potencial janë aty, pa i përmendur rekruterët dhe punëdhënësit me të cilët mund të kontaktoni një ditë për ndonjë punë.

Por, nuk është e thënë që të fokusoheni vetëm në LinkeIn, merrni parasysh edhe Facebook-un, Twitter-in apo rrjetet e tjera, të cilat ju ndihmojnë që të arrini qëllimet tuaja të karrierës.

Lidhjet në punë

Nëse jeni duke punuar, ju tashmë keni lidhje profesionale të ndërtuara. Janë kolegët, menaxherët dhe klientët ata të cilët tash e tutje mund t’ju ndihmojnë për më tutje. Në fakt lidhjet më të mira janë në punë. Filloni duke qenë një punonjës i shkëlqyer në gjithë atë që bëni, pastaj kërkoni mundësi për ta shtrirë rrethin tuaj përtej njerëzve që i njihni dhe punoni çdo ditë me ta.

Ndihmoni të tjerët

A dëshironi të keni njerëz aty, kur keni nevojë për ta? Ndihmoni të tjerët edhe nëse në ato momente nuk dëshironi asgjë në këmbim, ku i dihet kur do të keni nevojë për ta. Siguroni referime, shkruani rekomandime për ish-kolegët që po e ndërrojnë punën, miratoni ose rekomandoni kontakte në LinkedIn! Këto janë disa drejtime që do t’ju ndihmojnë për të krijuar lidhje profesionale në karrierë.

Kërkoni prezantime

Ndoshta për ju mund të jetë stresuese apo nervoze ndonjë ngjarje ku marrin pjesë qindra persona, por në vend të kësaj mund ta njihni dikë qoftë duke u takuar për një kafe. Këto lloje të lidhjeve informale janë më pak stresuese, por lidhjet janë më të vërteta se në takimet e mëdha.

Investoni në jetën jashtë punës

Shfrytëzoni gjërat që i pëlqeni t’i bëni jashtë orarit të punës! Në këtë mënyrë do të jetë mënyra më e mirë për të krijuar rrjetëzim me personat e fushës tuaj, duke i ndarë bashkë interesat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat