Pësoi goditje në tru, por qeni i shpëton jetën

Ndryshe

Pësoi goditje në tru, por qeni i shpëton jetën

Më: 4 mars 2021 Në ora: 21:06
Brian Myers, Sadie

Një qen që më parë u largua nga tre strehimore, i ka shpëtuar jetën pronarin e vet.Pasi ky i fundit pësoi një goditje në tru në fillim të këtij viti.

Brian Myers adoptoi qenin me emrin Sadie në fund të vitit 2020, sepse mendoi që t’i jepte një shans.

Sipas Independent, vetëm disa muaj pasi u miratua kërkesa e Myersit për adoptimin e qenit, Sadie përfundoi duke i shpëtuar jetën pronarit në shtëpinë e tij më 16 janar.

Siç e përshkruan Myersi, ai u zgjua nga krevati dhe menjëherë ra në tokë gjatë mbrëmjes së 16 janarit, ndërsa telefoni i tij ishte 15 metra larg. Sadie vrapoi dhe i dha telefonin 59-vjeçarit, i cili më pas telefonoi shërbimet e urgjencës.

Mjekët në spitalin më pas e lajmëruar Myersin se pikërisht veprimi i shpejt i qenit të tij ia shpëtoi atij jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat