Habiten të gjithë, çfarë është kjo krijesë në plazh?

Ndryshe

Habiten të gjithë, çfarë është kjo krijesë në plazh?

Më: 4 mars 2021 Në ora: 21:46
Kufoma misterioze kafshësh

Një kufomë misterioze kafshësh u gjet në plazhin e Uellsit. Ekspertët nuk kanë qenë ende në gjendje të sqarojnë se për çfarë gjallese detare bëhet fjalë.

Prishja e kufomës thuhet se është aq e deformuar, sa që ekspertët nuk po arrijnë të përfundojnë se për çfarë lloji bëhet fjalë. Mbetjeve të gjata 23 metra i mungonin koka dhe disa nga gjymtyrët.

Fillimisht ëstë dyshuar që mund të jetë balenë, por ky konstatim ka rënë poshtë, sepse kufoma po kundërmonte dhe kjo gjë nuk ndodh te balena. Specia dyshohet se mund të jetë ndonjë lloj peshkaqeni.

Për të verifikuar krijesën misterioze, mostrat e saj tani po ekzaminohen në Muzeun e Historisë Natyrore në Uells.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat