Publikon foton nga tualeti i dhomës së hotelit, nga kulluesja e vaskës shihej duke “dalë” një dritë

Ndryshe

Publikon foton nga tualeti i dhomës së hotelit, nga kulluesja e vaskës shihej duke “dalë” një dritë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 23:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua habiti shumë përdorues të rrjeteve sociale, kur në internet publikoi një fotografi ku në kulluesen e vaskës vërejti një dritë të çuditshme dhe shumë të frikshme.

Gjithçka sipas saj ka ndodhur në vaskën e dhomës së tualetit, e kjo fotografi e postuar është shikuar nga mijëra njerëz vetëm brenda 24 orëve.

“Jam në një hotel dhe kam vërejtur se nga kulluesja e vaskës dilte një dritë. Çfarë mund të jetë?”, ka pyetur kjo mysafire e hotelit.

Edhe pse nuk është bërë e ditur se ku ka ndodhur dhe nga është autorja e fotografisë, përdoruesit e rrjeteve sociale filluan të spekulojnë me teori të ndryshme.

Megjithatë një inxhinier ka shpjeguar se ngjitësi shndrit kur ka kontakt me ujin, dhe duket qartë se kulluesja është e lyer me ngjitës në të gjitha anët dhe pas kontaktit me ujin ka filluar të shndris.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat