Të afërmit zhgënjehen totalisht, 91-vjeçarja lë 5 mln euro trashëgimi për bamirësi

Ndryshe

Të afërmit zhgënjehen totalisht, 91-vjeçarja lë 5 mln euro trashëgimi për bamirësi

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:07
Ilustrim

Një 91-vjeçare nga Genova e Italisë, e quajtur Angela Torelli, ka lënë 5 milionë euro pasuri për bamirësi. Ajo ishte me profesion stomatologe dhe u nda nga jeta më 12 mars. Pothuajse gjysma e parave janë lënë për shoqatën “Lega del Filo d’Oro” ndërsa 1.5 milionë euro i ka dhuruar për nevojat e banorëve të Genovas.

Gjithashtu, ajo ka dhuruar edhe një shtëpi për shoqatën italiane për kërkime mbi kancerin. Në këtë mënyrë, 91-vjeçarja ka “lënë jashtë” testamentit të afërmit e saj dhe kunatin, i cili përpiqej ta mbante nën kontroll.

Në testament 91-vjeçarja shkroi: “Deklaroj se nuk arrij të fal të afërmit e kunatit tim që kanë ndërhyrë tek unë dhe im shoq. Shpresoj që Zoti, të cilit i kërkoj falje, të mos më dënojë për këtë”.

Ndërkohë, vetëm për të shoqin ajo ka lënë një shtëpi në Prato Nevoso, si dhe 20 mijë euro për gruan e shërbimit dhe administratorin që kujdesej për pronat e familjes së saj. Nuk është hera e parë që dëgjojmë histori të tilla, me shumë persona që zgjedhin bamirësinë para të afërmëve. Kjo dhe për shkak të këtyre të fundit, të cilë nuk kanë arritur të jenë të mirë me personin që ndërron jetë. 91-vjeçarja do të mbahet mend gjatë nga personat që përfituan nga bamirësia e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat