​Martohen ndërsa shpërthen vullkani

Ndryshe

​Martohen ndërsa shpërthen vullkani

Më: 18 prill 2021 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Një martesë drithëruese në Filipine, në një qytet në jug të kryeqytetit Manila, ku dy të sapomartuar shqiptuan “po”-në nën një kolonë gjigande tymi dhe hiri prej shpërthimit të vullkanit, shkruan faqja today.it.

Gjatë ceremonisë martesore të bashkëshortëve Chino Vaflor dhe Kat Bautista Palomar kishte në fakt shpërthimin e vullkanit Taal, i cili u ”zgjua” përsëri.

”Atmosfera ishte çuditërisht e qetë, pavarësisht kolonave të mëdha të tymit”, tha Randolf Evan, fotografi i dasmës.

Vullkani Taal u ”zgjua” rreth dy orë para dasmës, dhe vetëm në fund të ceremonisë hiri filloi të arrinte në atë zonë.

Në orët e kaluara, autoritetet kanë lëshuar një urdhër “evakuimi total” që prek pothuajse gjysmë milioni njerëz, saktësisht 450 mijë, të cilët jetojnë në zonën e rrezikut më të madh, domethënë, brenda 14 kilometrave rreth vullkanit, i cili ndodhet vetëm 66 kilometra nga Manila.

I vendosur në mes të një liqeni në ishullin Luzon, Taal është vullkani i dytë më aktiv në vend dhe një nga më të vegjëlit në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat