Dera misterioze që fsheh “fshatin brenda fshatit”

Ndryshe

Dera misterioze që fsheh “fshatin brenda fshatit”

Më: 27 maj 2021 Në ora: 15:10
Appledore

Në Appledore, në Devon të Anglisë, ekziston një fshat brenda fshatit.

 Një derë në fund të një rrugice të lejon hyrjen në një oborr që përmban disa prona, që kanë dalë në shitje për rreth 2 milionë euro.

Në këtë oborr ka një shtëpi me 5 dhoma gjumi, 3 shtëpi më të vogla, 3 apartamente si dhe një dyqan.

“Është një mundësi unike për të blerë një pronë të pozicionuar në zemër të një fshati bregdetar, por me një nivel privatësie të lartë. Pronari do të ketë mundësinë që të ketë në zotërim një “fshat brenda fshatit”, me një mjedis shumë mesdhetar”, lexohet në reklamimin e pronës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat