Burri vret gruan e tij në Indi pasi thuhet se kjo e fundit ia shërbeu sallatën me vonesë

Ndryshe

Burri vret gruan e tij në Indi pasi thuhet se kjo e fundit ia shërbeu sallatën me vonesë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Një burrë në Uttar Pradesh të Indisë, u arrestua kohët e fundit pasi vrau gruan e tij dhe plagosi në mënyrë kritike djalin e tij, derisa konflikti thuhet se nisi gjatë darkës për shkak se iu shërbye sallata me vonesë.

Sipas raportimeve të shumta, krimi ndodhi të hënën në mbrëmje në rrethin Shamli, kur i akuzuari 45-vjeçar, Murli Singh – kërkoi që gruaja e tij t’ia shërbente sallatën me darkën e tij.

E zënë me punë të tjera, gruas së tij, Sudesh, iu desh më shumë nga sa priste për të përgatitur dhe shërbyer sallatën, duke bërë që Singh të zemërohej me të.

Hindustan Times raportoi se vonesa çoi në një grindje midis çiftit që shpejt mori kthesën për më të keqen.

Singh, së fundi përdori një shat kopshti drejt gruas së tij. Singh thuhet se sulmoi edhe djalin e tij 20-vjeçar, Ajay, me këtë mjet, i cili ky i fundit ndërhyri në grindje në një përpjekje për ta shpëtuar nënën e tij. Burri thuhet se më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Duke dëgjuar britmat, fqinjët e familjes nxituan për në shtëpi the thirrën policinë.

Sudesh dhe Ajay u dërguan të dy në spital, ku gruaja u shpall e vdekur dhe derisa Ajay thuhet se ishte në gjendje kritike. Mediet raportojnë se 20-vjeçari është ende duke u rikuperuar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat