Pamjet/ Momenti kur gazetari ‘kapet’ me burrin që ia ndërpreu transmetimin direkt

Ndryshe

Pamjet/ Momenti kur gazetari ‘kapet’ me burrin që ia ndërpreu transmetimin direkt

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 10:22
Kjo ndodhi në qendër të qytetit Birmingham

Një reporter i ITV-së është bërë vetë lajmi pasi ka humbur durimin duke bërtitur “Për dreq do të të godas”, ndaj një burri për të cilin ai pretendoi se ia ka ndërprerë xhirimin.

Një klip 53 sekondash i grindjes u postua në Twitter të premten, duke treguar Callum Watkinson duke sharë njeriun tjetër që ai akuzoi se po ecte derisa ai po fliste.

ITV tani ka kërkuar falje për çdo shkelje, tha se ata kishin folur me reporterin dhe se po vazhdojnë të merren me këtë çështje.

Kjo ndodhi në qendër të qytetit Birmingham, ku Watkinson i tha burrit: “Mos e bëj dhe unë nuk do të hyj në vendin tënd të punës dhe të filloj me idiotësirat e tua”.

“Nëse del prapë, unë do të të godas. Pse nuk shkon në ndonjë punë dhe unë do të vi prapa teje dhe do të filloj të bëhem idiot? A e di sa e vështirë është të raportosh drejtpërdrejt për gjysmë milioni njerëz? A e dini se sa e vështirë është të përqendrohesh. Është mjaft e vështirë”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat