Gjendet piktura e Pikaso-s e cila u vodh nëntë vjet më parë – dyshohet ishte në duart e një punëtori ndërtimi

Ndryshe

Gjendet piktura e Pikaso-s e cila u vodh nëntë vjet më parë – dyshohet ishte në duart e një punëtori ndërtimi

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 08:17
Pikaso

Një pikturë nga Pablo Pikaso që u vodh nëntë vjet më parë gjatë një vjedhje në një galeri greke, është gjetur.

Sipas BBC, policia thotë se një ndërtues 49-vjeçar u arrestua për vjedhjen e piktures “Koka e një Gruaje” e realizuar nga Pikaso dhe për vjedhjen e një vepre të dytë nga artisti holandez Piet Mondrian.

Fillimisht, për bastisjen në Galerinë Kombëtare të Athinës në vitin 2012, u fajësuan dy hajdutë.

Veprat e artit u hoqën nga kornizat e tyre në bastisjen e hershme në mëngjes, derisa iu deshën vetëm shtatë minuta për t’u vjedhur.

Një vepër e tretë me stilolaps dhe bojë nga artisti italian Guglielmo Caccia, nga shekulli i 16-të, u sekuestrua gjithashtu, por policia tha se i dyshuari iu tha atyre se ishte dëmtuar dhe se ai e kishte bartur me ujë në tualet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat