Në 2050-ën bota mund të mbetet pa çokollatë

Ndryshe

Në 2050-ën bota mund të mbetet pa çokollatë

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Disa njerëz nuk e imagjinojnë dot botën pa çokollatë, por ja që duhet.

Në një të ardhme jo shumë të largët, diku rreth 2050-ës, çokollata mund të zhduket. Ky është rezultat e analizës dhe studimeve të thelluara që kanë nisur që në 2016-ën. Fajin e ka ngrohja globale.

Ngrohja globale mund të çojë në rrezik zhdukjeje të kakaos dhe për rrjedhojë edhe të çokollatës.

Kjo, të paktën, është ajo që pretendojnë studiuesit e Administratës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës (NOAA).

E përdorim për të marrë veten me të mirë, për të përmirësuar humorin, për të shpërblyer të vegjlit, por me shumë mundësi do duhet të mësohemi edhe pa të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat