Bëri tatuazh për Anglinë, 22 vjeçarja nuk pendohet pavarësisht humbjes

Ndryshe

Bëri tatuazh për Anglinë, 22 vjeçarja nuk pendohet pavarësisht humbjes

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 09:52
Tatuazhi

Një grua që bëri tatuazh me fjalët “It’s coming home” (po vjen në shtëpi) në kyçin e këmbës së saj, ka thënë se nuk pendohet pavarësisht humbjes së Anglisë ndaj Italisë në finalen e Euro 2020.

Courtney Harrison, 22, nga Workington, Cumbria, zbuloi se normalisht nuk ka interes në futboll, por ajo ishte aq e bindur që Anglia do të merrte trofeun, dhe kjo bëri që ajo të përjetësonte në trupin e saj “Anglinë”.

“Mendova se nëse bëja këtë tatuazh mund t’u jepja djemve fat”, tha ajo pas humbjes së Anglisë.

Përkundër humbjes dërrmuese të dielën, ajo tha se nuk do ta heqë tatuazhin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat