Pamje të pazakonta! Një pilot befasohet nga ajo çfarë sheh teksa ishte në fluturim

Ndryshe

Pamje të pazakonta! Një pilot befasohet nga ajo çfarë sheh teksa ishte në fluturim

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 09:15
Në njeri fluturonte me një aparaturë mekanike të cilin mediat e kanë konsideruar si ‘Njeriu i hekurt’

Një pilot i një Boeing 747 pranë Los Anxhelosit raportoi të mërkurën mbrëma një pamje të pazakontë në ajër, një njeri i cili fluturonte me një aparaturë mekanike të cilin mediat e kanë konsideruar si ‘Njeriu i hekurt’.

“Një pilot Boeing 747 raportoi se pa një objekt që mund t’i ngjante një njeriu 15 milje në lindje të LA në lartësinë 5.000 këmbë të mërkurën rreth orës 6:12 pasdite.

Nga një kujdes i madh, kontrolluesit e trafikut ajror lajmëruan pilotët e tjerë në afërsi.”– tha një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit për ABC News.

Kontrolluesit e trafikut ajror mund të dëgjoheshin duke drejtuar pilotët në zonë që të kenë kujdes ndaj këtij ‘subjekti’.

Zëdhënësi i FAA tha se nuk kishte “objekte të pazakonta” që ishin shfaqur në radarin rreth LA rreth asaj kohe të Mërkurën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat