Tmerruese: Leopardi sulmon modelen gjatë fotosesionit

Ndryshe

Tmerruese: Leopardi sulmon modelen gjatë fotosesionit

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 21:10
Leopard

Një modele 36-vjeçare është sulmuar rëndë nga një leopard, gjatë një fotosesioni i cili nuk shkoi si duhet, në Gjermani.

Modelja 36-vjeçare e cila është përshkruar si e pasionuar pas kafshëve, ka pësuar lëndime të rënda në kokë, brenda një shtëpie në të cilën mbahen dy leopardë të shfaqjeve, të quajtur, Troy dhe Paris.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar në spital me lëndime serioze.

Autoritetet e Burgenlandit kanë deklaruar se nuk ka asnjë rrezik për popullatën e gjerë dhe se po zhvillohej një hetim për atë që ndodhi në shtëpinë e kafshëve në Nebra, në shtetin Saksonia-Anhalt.

Ndërkohë, tabloidi gjerman, Bild e ka paraqitur viktimën si Jessica Leidoph dhe e ka cituar atë teksa kishte thënë se “Ai vazhdonte ta kafshonte, në gjoks, në vesh, dhe më pas edhe në kokë”.

Nuk është bërë e ditur ndërkohë se çka ishte duke filmuar dhe për kë ishte organizuar fotosesioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat