Balena vrasëse dhe më e vetmuara

Ndryshe

Balena vrasëse dhe më e vetmuara

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 15:35
Balena vrasëse

Një balenë vrasëse, e cilësuar si më e vetmuara në botë shihet duke përplasur kokën pas akuariumit pasi ngordhën 5 të vegjlit e saj. Kiska, ndodhet në një park ujor në Kanada dhe në një video të shpërndarë nga një aktivist për çlirimin e kafshëve,  Phil Demers, ajo shihet duke përplasur kokën dëshpërimisht pas xhamit.

Demers bëri thirrje për t’i dhënë fund kësaj mizorie pasi balena po shfaqte shenja të sjelljes depresive dhe vetë-dëmtuese. Balena e lindur në Islandë më 1979 ka mbi një dekadë që jeton vetëm. Të gjithë shokët e saj të akuariumit kanë ngordhur, po ashtu edhe të vegjlit.

Sipas specialistëve të organizatave për mbrojtjen e balenave, kjo orka po shfaq një sjellje të tillë pas një izolimi 40-vjeçar nga habitati i saj natyral dhe privimi i lirisë. Ata shtojnë se stresi kronik te orkat mund të shkaktojë pasoja fatale në sistemin imunitar dhe fiziologjik të tyre.

Ndërkohë, parku ujor nuk ka bërë ende asnjë njoftim lidhur me ndonjë vendim për ta liruar.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat