Të ecësh 600 metra në një litar. I riu francez bën çmendurinë

Ndryshe

Të ecësh 600 metra në një litar. I riu francez bën çmendurinë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 18:49
Foto

Një i ri francez mahniti turmat në qendër të Parisit duke ecur 600 metra në një litar midis Kullës Eifel dhe Sheshit Trocadero.

Nathan Paulin, një akrobat i famshëm për të ecurën mbi litar, zhvilloi sfidën në një litar vetëm 2.5 cm të gjerë.
Mijëra njerëz e ndoqën atë, duke filluar ecjen nga kati i parë i kullës, 70 metra mbi tokë, ndërsa vetë ai tha se sfida ishte më e vështirë seç kishte menduar.

“Unë kisha menduar shumë për këtë dhe ishte mirë të isha atje. Nuk ishte e lehtë të ecja 600 metra, të përqendrohesha, me gjithçka përreth, presionin. Nuk ishte aq e lehtë sa mendoja, por gjithsesi ishte e bukur. Jam i lumtur që e kam arritur dhe që isha në gjendje të ndaj me të gjithë. ”

Paulin e bëri rrugën – me shumë kujdes -dhe u ndal disa herë për të kryer disa akrobacira për turmat.
“Ishte e vështirë të instaloje këtë linjë sepse teknikisht është e komplikuar për sa i përket lejeve. Ishte më stresuese për mua për shkak të turmës, sepse kishte shumë njerëz. Por kushtet ishin goxha të mira dhe ishte shumë e bukur. Nuk kishte probleme me motin, ishte mirë”.

Paulin e përshkroi përvojën si “një ëndërr”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat