Disa lloje kafshësh mund të mbijetojnë me vjet, pa riprodhim seksual

Ndryshe

Disa lloje kafshësh mund të mbijetojnë me vjet, pa riprodhim seksual

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Një specie e vogël, vetëm një e pesta e një milimetri në madhësi, ka ndihmuar shkencëtarët të provojnë se kafshët mund të mbijetojnë për një kohë shumë të gjatë pa bërë seks.

Sipas mediave të huaja,  “Oppiella nova” është një specie krejt femërore dhe përfaqëson diçka që shkencëtarët e quajnë “skandal i lashtë aseksual”.

Ata nuk mund të kuptonin se si brumbujt po arrinin të riprodhoheshin pa kryer marrëdhënie, kështu që supozohej se ata “duhet të fshiheshin larg syve të prirur të biologëve”.

“Mund të ketë, për shembull, një lloj ‘shkëmbimi seksual të fshehtë’ që nuk dihet. Ose ende nuk e dimë”, thotë autori i parë i studimit Dr Alexander Brandt.

Kështu, mbijetesa afatgjatë e specieve të kafshëve pa riprodhim seksual mendohej të ishte praktikisht e pamundur – deri më tani.

Por ajo që zbuluan shkencëtarët në Universitetet e Këlnit dhe Göttingenit është se “Oppiella nova” kanë mbijetuar për mijëra – ndoshta edhe miliona – vjet pa bërë seks.

Sipas një shkrimi të Euronews, mbijetesa e një specieje për një kohë të gjatë pa riprodhim seksual është e rrallë, por siç tregoi studimi, jo e pamundur.

Sidoqoftë, ekipi i biologëve dhe zoologëve ende mendojnë se “brumbulli i vogël” mund të ketë disa surpriza për ta kur bëhet fjalë për të kuptuar se si funksionon evolucioni pa seks. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat