Polici arreston kamerieren se i solli kafe të keqe; gjykata i jep të drejtë

Ndryshe

Polici arreston kamerieren se i solli kafe të keqe; gjykata i jep të drejtë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Një gjykatë në Spanjë ka vendosur së fundmi se një oficer policie nuk është treguar i paarsyeshëm kur arrestoi një kameriere që i shëbeu një kafe shumë të keqe në një pikë karburanti në Pamplona, në veri të vendit.

Me sa duket gjykatësi besonte se baristët duhet të tregojnë më shumë kujdes kur bëjnë kafen e policëve, pasi ndryshe mund të përfundojnë prapa hekurave, shkruante me ironi britanikja Daily Star.

Polici kishte arrestuar gruan që i shërbeu kafen e keqe dhe kjo nuk u konsiderua nga gjykata spanjolle si sjellje arbitare, por u vendos se ishte në përputhje me legjislacionin e shkeljeve të “prishjes së paqes” dhe “mosbindjes publike”, sipas gjykatës së rajonit të Navarre.

Sipas raportimeve gjate incidentit oficeri dhe kamerierja kishin nisur një debat të ashpër ku i pari thuajse kishte pështyrë kafen e shërbyer, para njerëzve të shtangur në pikën e furnizimit në Pamplona në korrik 2019, raporton The Times.

Ai më pas i kishte kërkuar gruas të dilte jashtë për të vazhduar argumentin, dhe kur ajo ishte përgjigjur në mënyrë “të nevrikosur”, u tha në gjykatë, polici besoi se ishte kthyer në një rrezik të prishjes së qetësisë publike dhe e kishte arrestuar.

Por sipas gjykatës, arresti absurd “nuk konsiderohet mungesë respekti” pasi sjellja e gruas jashtë restorantit ishte “mos-bindje”.

Fillimisht polici ishte pezulluar për gjashtë muaj për “shkelje të rëndë ndaj lirisë individuale “, por gjyakta e rëzoi atë vendim.

Përfaqësuesit ligjore të kamerieres thanë se do të apelojnë vendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat