Kjo 24 vjeçarje nga Turqia hyri në Guinness si gruaja më e gjatë në botë

Ndryshe

Kjo 24 vjeçarje nga Turqia hyri në Guinness si gruaja më e gjatë në botë

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:27
Rumeysa Gelgi

Një grua 24 vjeçare nga Turqia është konfirmuar si gruaja më e gjatë në botë nga Rekordet Botërore Guinness.

Gjatësia prej 215.16 centimetrash e Rumeysa Gelgi është për shkak të një gjendje të quajtur sindromi “Weaver”, që shkakton rritje të përshpejtuar dhe anomali të tjera, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Gelgi u mat përsëri këtë vit pasi u emërua adoleshentja më e gjatë në botë në vitin 2014, kur kishte 18 vjeç.

Për shkak të gjendjes së saj, Gelgi zakonisht lëviz në një karrige me rrota teksa ajo po ashtu përdorë rrjetet e saj sociale për të informuar njerëzit rreth kushteve të rralla mjekësore si Weaver.

“Çdo disavantazh mund të kthehet në një avantazh për veten tuaj, kështu që pranoni veten ashtu siç jeni, jini të vetëdijshëm për potencialin tuaj dhe bëni më të mirën tuaj,” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat