Burri dënohet me burg përjetë, vrau gruan me një gjarpër në krevat

Ndryshe

Burri dënohet me burg përjetë, vrau gruan me një gjarpër në krevat

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Një vrasje krejt e pazakontë në shtetin e Kollam në Indi, ku një i ri u dënua me burg përjetë pasi vrau gruan e tij me një gjarpër.

I riu 28-vjeçar, punonjës i një banke vendosi një gjarpër kobra në krevat dhe priti deri sa ai pickoi për vdekje bashkëshorten e tij 25 vjeçare.

Nga sa mësohet nga mediat indiane, i riu kishte tentuar edhe njëherë tjetër ta vriste bashkëshorten e tij, me të njëjtën mënyrë, por gjarpri i radhës së parë kishte qenë nepërke dhe mjekët arritën ta shpëtonin të renë.

Hetuesit arritën të zbulojnë se ngjarja nuk ishte aksidentale pasi kontrolluan telefonin e 28-vjeçarit ku zbuluan bisedat e tij me tregtarët klandestinë të reptilëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat