E pabesueshme, por e vërtetë: Një hajdut la një shënim në shtëpi…

Ndryshe

E pabesueshme, por e vërtetë: Një hajdut la një shënim në shtëpi…

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 20:54
Ilustrim

Një hajdut në Indi tregoi pakënaqësinë e tij kur hyri në shtëpinë e një zyrtari qeveritar në shtetin Devas në Mantia Pradesh dhe zbuloi se ai nuk kishte as para të mjaftueshme as sende me vlerë.

Pasi kapi atë që gjeti, ai la një copë letër ku shkruhej "pse e mbyllni shtëpinë nëse nuk keni para brenda?".

Sipas autoriteteve lokale të policisë, rreth 30,000 rupi indianë (345 euro) dhe disa bizhuteri u vodhën nga shtëpia.

Viktima i vjedhjes e kuptoi se çfarë kishte ndodhur kur u kthye në shtëpi mbrëmjen e së shtunës së kaluar.

Në fakt, duket se hajduti ka përdorur fletoren e zyrtarit dhe stilolapsin e tij. 

Policia po heton për gjetjen e tij.

Shikoni më poshtë një kopje të shënimit që u publikua në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat