51 vjeçarja e cila po planifikon të vdes të dielën nga 'Eutanazia'

Ndryshe

51 vjeçarja e cila po planifikon të vdes të dielën nga 'Eutanazia'

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 20:16
Martha Sepúlveda me djalin e saj

Të Dielën Martha Sepúlveda një grua nga Kolumbia, e cila e konsideron veten një katolike të devotshme, planifikon të bëhet personi i parë në Kolumbi, që do të vdesë nga eutanazia e autorizuar ligjërisht.

Në Nëntor të vitit 2018,  Sepúlveda u diagnostifikua nga mjeku i saj me sklerozë amiotrofike anësore, sëmundja progresive neurologjike e njohur në Shtetet e Bashkuara si sëmundja e Lou Gehrig.

E gjitha filloi me një ndjenjë të çuditshme në dorën e saj, një dobësi në gishtin e madh që e bënte të vështirë mbajtjen e një stilolapsi ose kapjen e një miu kompjuteri. Në muajt që pasuan, gruaja kolumbiane humbi kontrollin e muskujve në këmbët e saj dhe ajo e dinte që do të përkeqësohej.

Ajo qante natën, e pushtuar nga mendimi. “Çfarë ndodh kur nuk mund të shkoj më në shtrat ose të përdor banjën pa ndihmë?” do të pyeste djalin e saj. “Sa larg do të shkoj?”

Sepulveda filloi të lexonte për një opsion që mund të lehtësonte frikën e saj për atë që do të vinte eutanazinë. 

Kolumbia, mësoi ajo, është i vetmi vend në Amerikën Latine dhe një nga vetëm disa në mbarë botën që u lejon pacientëve t’i japin fund jetës së tyre, raporton The Washington Post.

Vendimi i ka ndarë besimtarët në këtë vend me shumicë katolike. Zyrtarët e kishës e kanë përshkruar eutanazinë si një “shkelje të rëndë” ndaj dinjitetit të jetës njerëzore një anëtar i konferencës kombëtare të peshkopëve i kërkoi Sepulvedës të reflektonte me qetësi për vendimin e saj dhe ftoi të gjithë katolikët të luten që Zoti t’i japë mëshirë.

Por Sepulveda, 51 vjeç ka qenë e vendosur në përgjigjen e saj ndaj atyre që vënë në dyshim planin e saj ose besimin e saj.

Deri këtë vit, opsioni ka qenë i disponueshëm ligjërisht vetëm për ata që pritet të jetojnë gjashtë muaj ose më pak. Ndërsa ALS është një sëmundje fatale pa shërim, ajo përparon me ritme të ndryshme dhe pacientët mund të mbijetojnë diku nga dy deri në 10 vjet ose më shumë.

E megjithatë Kolumbia ishte një nga vendet e para në botë që dekriminalizoi eutanazinë. 

Asnjë shtet amerikan nuk lejon eutanazinë, 10 shtete dhe Distrikti i Kolumbisë lejojnë vetëvrasjen me ndihmë mjekësore për të rriturit me sëmundje terminale, të paaftë mendërisht me një prognozë prej gjashtë muajsh ose më pak jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat