Tufa e gjashtë luanëve kërcejnë mbi gjirafën për ta vrarë, por pa sukses

Ndryshe

Tufa e gjashtë luanëve kërcejnë mbi gjirafën për ta vrarë, por pa sukses

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 07:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Pamje të tmerrshme tregonin se fundmi një tufë prej gjashtë luanësh të uritur që ngulin dhëmbët kudo në trupin e gjirafës, e cila me qetësi më në fund arrin t’i shpëtojë sulmit barbar.

Megjithëse e bllokuar nga luanët që e kafshojnë në kurriz e në këmbët, gjirafa është e vendosur të mos kthehen në vaktin e tyre të radhës.

Kur predatorët e frikshëm mblidhen rreth kafshës së lartë, ajo fillimisht duket se do të rrëzohet prej kapjes së këmbëve prej tyre.

Në një moment të sulmit, një prej luneshave kërcen në kurriz duke i ngulur dhëmbët gjirafës e cila ndalon avancimin e saj.

Por megjithatë, kafsha e dëshpëruar rinis të lëvizë duke tërhequr këmbët e bllokuara prej luanëve, derisa ata humbasin interesin duke hequr dorë nga preja e dëshiruar.

Pas largimit të disa prej tyre, gjirafa godet me shkelma predatorët e mbetur duke u çliruar prej tyre, megjithë plagët e kafshimeve.

Pamjet u regjistruan në rezervatin Klaserie në Afrikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat