Shpërndanë fotografitë e motrave të vrara në WhatsApp, 2 policët pranojnë fajësinë

Ndryshe

Shpërndanë fotografitë e motrave të vrara në WhatsApp, 2 policët pranojnë fajësinë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:30
Ilustrim

Dy oficerë të Policisë Metropolitane kanë pranuar se kanë ndarë foto të trupave të dy motrave të vrara në WhatsApp pasi ishin caktuar për të ruajtur vendin e krimit.

Deniz Jaffer, 47 vjeç dhe  Jamie Lewis, 33 vjeç, u deklaruan fajtorë për sjellje të pahijshme në postin publik në Old Bailey të martën, 2 nëntor.

Gjykata tha se të dy burrat ishin caktuar të ruanin zonën e rrethuar ku motrat Bibaa Henry, 46 vjeç, dhe Nicole Smallman , 27 vjeç, u gjetën të vdekura në shkurre në parkun Fryent Country në Wembley.

Policët kaluan kordonin dhe fotografuan trupat e tyre pasi kishin hyrë në skenën e krimit pa autorizim.

Gjykata tha se Jaffer  bëri foto dhe më pas i ndau ato me oficerët e tjerë të policisë dhe anëtarët e publikut në WhatsApp.

Lewis gjithashtu dërgoi informacione dhe foto te  oficerët e tjerë të policisë.

Gjykatësi Mark Lucraft tha se ishte "jashtëzakonisht e mundshme" që oficerët të burgosen.

Ai tha se atyre u ishte caktuar detyra e tyre për të ruajtur skenën ku zonja Henry dhe zonja Smallman ishin gjetur të vrara me thikë.

“Ju bëtë fotografi të trupave, mbivendosët fytyrën e një tjetri dhe ja dërguat fotografitë të tjerëve,” u tha gjyqtari Lucraft oficerëve.

"Këto çështje janë jashtëzakonisht serioze ... ka shumë të ngjarë që ju të merrni dënime me burgim të gjatë."

Nëna e viktimave, Mina Smallman, i dënoi oficerët si "të neveritshëm."

Në Gjykatë është bërë e ditur se fotografimi i kufomave nga policët ka rrezikuar edhe hetimet me hyrjen e tyre në vendin ku është kryer krimi,  duke rrezikuar që provat të fshiheshin ose ndryshoheshin.

Të dy policët janë pezulluar nga detyra deri në një vendim nga Gjykata, shkruan The Independent. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat