Dy turistë e pësojnë keq pas hyrjes në Kolose, birra u kushtoi 800 euro

Ndryshe

Dy turistë e pësojnë keq pas hyrjes në Kolose, birra u kushtoi 800 euro

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 21:54
Kolose

Dy turistëve amerikanë u kushtoi 800 euro një birrë në Romë, pas gjobës së majme që morën për shkelje të rregullave të hyrjes te Koloseu.

Çifti i turistëve, rreth të 20-ave, hynë në Kolese në orët e para të mëngjesit të së hënës për të shijuar nga një birrë.

Ata u panë të ulur në brezin e dytë të amfiteatrit antik rreth orës 05:30 minuta.

Hyrja në këtë orar është e ndaluar dhe ndonëse panorama e ofruar dhe pija në qetësinë e orëve të para të mëngjesit që ofron Roma mund t’u ketë shijuar turistëve amerikanë, aventura e tyre u mbyll me një kosto të majme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat