Keni nevojë për gjumë? Linja e autobusit në Hong Kong që përdoret vetëm për të fjetur

Ndryshe

Keni nevojë për gjumë? Linja e autobusit në Hong Kong që përdoret vetëm për të fjetur

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Banorët e Hong Kongut pa gjumë marrin një linjë autobusi vetëm për të fjetur

Banorët e Hong Kongut nuk kanë kohë të mjaftueshme për të pushuar dhe për të fjetur, kështu që ata flenë rrugës për në punë në transportin publik, transmeton lajmi.net.

Ata që kanë nevojë për gjumë marrin një linjë autobusi vetëm për të fjetur. Udhëtimi shtatëdhjetë e gjashtë kilometra, i cili do të zgjasë 5 orë, është i destinuar për njerëzit që i zë gjumi në udhëtime të gjata.

“Kur po projektonim turne të reja me autobus, pashë një postim në rrjetet sociale nga një mik i cili shkroi se vuan nga pagjumësia për shkak të punës stresuese”, tha Kenneth Kong, menaxher i marketingut dhe zhvillimit të biznesit në Ulu Travel.

“Por po të hipte në autobus, çdo herë e zinte gjumi si foshnjë. Ishte ky rast që më dha idenë për të nisur një linjë autobusi që do t’i shërbejë vetëm për të fjetur pasagjerët që duan të flenë, por edhe për të udhëtuar “, përfundoi Kong.

Biletat për udhëtimin pesë-orësh variojnë nga 13 deri në 15 dollarë për person, në varësi të faktit nëse pasagjeri zgjedh pjesën e sipërme ose të poshtme të autobusit. Për një gjumë sa më të mirë, çdo pasagjer merr një maskë sysh dhe kufje në fillim të udhëtimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat