4-vjeçari porosit ëmbëlsira me vlerë mbi 1000 dollarë me telefonin e të atit

Ndryshe

4-vjeçari porosit ëmbëlsira me vlerë mbi 1000 dollarë me telefonin e të atit

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:44
Kris King, djali

Një 4-vjeçar në Australi i ka bërë të “pabërën” babait të tij.

Kris King ia dha telefonin të birit për ta qetësuar, por ky i fundit përfundoi duke porositur ëmbëlsira me vlerë mbi 1000 dollarë në një aplikacion për shpërndarjen e ushqimit në banesë.

King tha se djali i thoshte vazhdimisht “diçka e mirë është rrugës”, por ai nuk e besoj derisa shoferi i kompanisë që bën ëmbëlsirat trokiti në derën e tyre.

“Fillimisht mendova se ishin 139 dollarë. Por në fakt pashë që ishin plot 1,139 dollarë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat