Hëngri katër kilogramë ushqim në restorant, ja çfarë i ndodhi

Ndryshe

Hëngri katër kilogramë ushqim në restorant, ja çfarë i ndodhi

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Një kinezi i ka ndodhur diçka e çuditshme.

Njerëzit që sillen në mënyrë të pahijshme kryesisht dëbohen nga restorantet, por një kinez u fut në listën e zezë për një gjë të mahnitshme.

Gjegjësisht, kinezit i është ndaluar hyrja në restorant pasi ka ngrënë deri në katër kilogramë karkaleca deti dhe ka pirë 20 shishe qumësht gjatë një vizite të tij dhe që atëherë është në “listën e zezë” të këtij restoranti.

Mediat e morën vesh këtë ngjarje përmes një vizitori të lokalit, të cilit gjithashtu iu ndalua hyrja.

Ai njihet vetëm si Z. Kang, i cili është i angazhuar në transmetim të drejtpërdrejtë, dhe i cili u tha mediave lokale se i ishte ndaluar të hynte në një restorant me ushqim deti të pjekur në skarë të quajtur “Handadi Seafood BBQ” në qytetin e Changsha.

Edhe pse koncepti i restorantit është “ha sa të mundesh”, duket se zoti Kang, sipas pronarit, e ka marrë shumë seriozisht, pasi gjatë një qëndrimi atje ka ngrënë një kilogram e gjysmë këmbë derri, dhe herën tjetër ai hëngri katër kilogramë karkaleca, vetë pronari tha se ai humb disa qindra juanë sa herë që Kang ha në restorantin e tij.

Edhe kur pi qumësht soje, dhe mund të pijë 20 ose 30 shishe. Për karkaleca, ndërsa njerëzit zakonisht përdorin pincë, ai përdor një tabaka. Të gjithë këta njerëz do të jenë në listën e të ftuarve të padëshiruar – tha pronari i restorantit.

Mirëpo, zoti Kang pretendon se ky restorant diskriminon mysafirët që mund të hanë shumë, gjë që i ndodhi pikërisht atij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat