Myslimanët do të agjërojnë dy herë brenda viti, ja në cilin vit do të ndodh kjo

Ndryshe

Myslimanët do të agjërojnë dy herë brenda viti, ja në cilin vit do të ndodh kjo

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Pas disa vitesh myslimanët do të agjërojnë dy herë brenda një viti.

Pas 10 viteve, më 2030, myslimanët do të agjërojnë dy herë brenda një viti.

Një agjërim i Ramazanit do të fillojë më 6 janar, dhe tjetri në 26 dhjetor të po këtij viti.

Kalendari hënor është i ndryshëm nga ai diellor, kjo është arsyeja pse kjo nuk duhet të jetë surprizë, besojnë ekspertët.

Kalendari për vitin 2030 deklaron se Ramazani do të fillojë më 6 janar, pas të cilit myslimanët në mbarë botën do të festojnë Fitër Bajramin, më 5 shkurt. Deri në fund të këtij viti, Ramazani do të fillojë përsëri më 26 dhjetor.

Hasan Ahmed Al Hariri, drejtori i përgjithshëm i Astronomy Group Dubai, tha se agjërimi i dy Ramazanëve në një vit nuk duhet të konsiderohet si një fenomen i pazakonshëm, pasi muaji hënor fillon 10 ditë më parë çdo vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat